“Emri i tij do të thotë çlirim, sot po lufton me jetën sepse ka folur gjuhën e tij amtare në Serbi”

Të lindur në vitin 1999 dhe punëtorë në Serbi, dy të rinj shqiptarë u rrahën barbarisht këtë fundjavë nga një grup serbësh, për arsyen e vetme sepse po flisnin shqip (këtu).

Dy djemtë kanë marrë dëmtime të rënda, por njëri prej tyre ndodhet në rrezik serioz për jetën, pasi ka marrë goditje të rënda në kokë dhe ai quhet Çlirim Maloku.

Lidhur me këtë ngjarje të rëndë racizmi ka reaguar edhe Vlora Çitaku, ambasadore e Kosovës në SHBA.

Çitaku ka publikuar foton e Çlirimit, për të cilin shprehet:

Emri i tij është Çlirim Maloku. Ai është nga Kosova. Emri i tij do të thotë Çlirim. Ai është lindur më ’99, vitin kur Kosova është çliruar nga okupimi serb. Javën e kaluar ai është rrahur në Serbi, sepse ka folur gjuhën e tij amtare. Sot ai po lufton për jetën e tij. Merreni me mend!”
Po ashtu, rreth kësaj ngjarjeje ka folur edhe presidenti serb Vuçiç, i cili u shpreh se autorët duhet të gjenden sa më parë dhe të vihen para drejtësisë, sepse shtetësia e askujt nuk është mbi një tjetër/ZgjohuShqiptar.info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button