Fëmijët rrezikojnë jetën për t’u shkolluar, kalojnë Vjosën me “teleferik” (VIDEO)

“Fiks Fare” iu rikthye një problematike të bartur prej vitesh, teksa disa fëmijë rrezikojnë të mbyten në ujërat e lumit Vjosë, në Memaliaj, gjatë rrugës për në shkollë.

Gjatë 9 viteve të fundit, gazetarët kanë shkuar 7 herë në fshatin Kallëm, ku fëmijët kalojnë lumin me teleferik. Situata është e njëjtë. Asnjë institucion nuk ka ndërhyrë për këtë situatë, e cila mund të kthehet nga dita në ditë në një tragjedi.

Loading...

Largësia nga fshati Kallëm në Memaliaj është rreth dy orë në këmbë, por në këtë aks nuk mund të kalojnë makinat, pasi rruga e nisur ka pësuar rrëshqitje dhe është bërë e pakalueshme.

“Fiksi” shkoi në Bashkinë e Memaliajt, ku nënkryetari Feti Hoxha tha: “E dimë që problemi i qytetarëve është i drejtë në fshatin Kallëm, por dua të them se është i hershëm dhe nuk ka marrë zgjidhje ende”.

Ai thotë se Bashkia e Memaliajt e ka të pamundur që të bëjë një investim të tillë, sepse do një projekt nga një studio e mirëfilltë, me të gjitha studimet gjeologjike. “Me shkresë zyrtare u kemi kërkuar zgjidhje instancave të tjera”, vijoi ai.

Ndërkohë, specialisti i urbanistikës Andrea Çoka u thotë gazetarëve se “prej shumë vitesh ka pasur interesim, por kostoja e lartë e kësaj ure e ka bërë të pamundur ndërtimin”./ZgjohuShqiptar.info

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button