FMN: Shqipëria, si Argjentina, në zonën e rrezikut për borxhin e lartë në valutë

, FMN: Shqipëria, si Argjentina, në zonën e rrezikut për borxhin e lartë në valutë

Shqipëria u rendit në vendet me nivel të lartë rreziku për ekspozimin e borxhit publik në valutë të huaj. Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) publikoi sot Raportin Global të Stabilitetit Financiar dhe renditi Shqipërinë në mesin e 51 vendeve në zhvillim me nivel të lartë të borxhit publik si në raport me Prodhimin e Brendshëm Bruto mbi (70 për qind), ashtu edhe për ekspozimin e lartë të detyrimeve në valutë mbi (50 për qind të totalit të borxhit).Në grafikun e publikuar nga Fondi, Shqipëria është afër vendeve të tilla si Argjentina, Serbia, Ukraina, Tunizia, Armenia.Fondi cilëson se, nivelet e larta të borxhit të jashtëm në valutë janë burim i rreziku për vendet, teksa shihet se pas krizës ekonomike të vitit 2008 këto detyrime janë rritur thuajse për pjesën dërrmuese të vendeve në zhvillim.Në disa prej këtyre vendeve ku përfshihet edhe Shqipëria borxhi i jashtëm publik është më i lartë se eksportet dhe se rezerva valutore e vendit. Sipas të dhënave kombëtare në fund të muajit qershor 2018 borxhi i jashtëm i qeverisë u vlerësua në 3,5 miliardë euro, kryesisht si hua afatgjata, obligacione dhe dëftesa, ndërsa eksportet gjatë vitit të kaluar ishin 2.1 miliardë euro. Gjithashtu rezerva valutore e vendit ishte ne fund te 2017 rreth 2.9 miliardë euro, nivel më i ulët se borxhi i jashtëm i qeverisë.Raporti Global i Stabilitetit Financiar vë në dukje se, një kombinim i borxhit të jashtëm në nivele të larta me nivele mbulimi relativisht të ulta do ta bënte një vend të prekshëm nga goditjet e jashtme.Fondi tregon se vendet me ekspozim të lartë janë ato që kanë edhe borxh të lartë publik në raport me PBB dhe që në të njëjtën kohë ka edhe borxh të lartë në valutë. Shqipëria i ka të dyja dhe është renditur në fashën e vendeve me rrezik. Disa ende me ekonomi të madhe që janë ende në zhvillim të tilla si Brazili dhe India kanë borxh të lartë, por ende kanë një nivel të ulët të borxhit në valutë të huaj.Në gusht 2018, FMN vërejti se mbi 45 për qind e vendeve me të ardhura të ulëta dhe te mesme ku përfshihet edhe Shqipëria u klasifikuan me rrezik të lartë sa i përket qëndrueshmërisë së borxhit./ Monitor/ZgjohuShqiptar.info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button