Forca e Sigurisë së Kosovës, ja sa ushtarë dhe rezervistë do të ketë

Komisioni parlamentar për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrje të Forcës së Sigurisë së Kosovës ka miratuar tri projektligjet për FSK-në të cilat transformojnë këtë forcë në forca të armatosura. Këto projektligje tani pritet të kalojnë në Kryesinë e Kuvendit, e cila vendos se kur do të shqyrtohen për miratim në një prej seancave të radhës.Përfaqësuesit e partive shqiptare në Komisionin parlamentar votuan pro këtyre projektligjeve, përderisa deputeti i Listës Serbe, Zoran Mojsiloviç ishte kundër.Ai tha se këto projektligje qartazi tregojnë transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në ushtri dhe se përveç emrit, asgjë tjetër nuk do të jetë e njëjtë.Tri draft-ligjet që i shtojnë kompetenca Forcë së Sigurisë së Kosovës, e të cilat u miratuan në komision parlamentar, theksojnë se kjo forcë do të ketë 8 mijë pjesëtarë, prej të cilëve 5 mijë mund të jenë aktiv dhe 3 mijë rezervë./ZgjohuShqiptar.info

Loading...
Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button