FOTOT/ Fshati më i bukur në Shqipëri, në mëshirë të fatit

Fshati Bënjë pranë Përmetit po braktiset nga banorët, megjithëse ndodhet vetëm 2 kilometra larg llixhave mjaft të njohura me të njëjtin emër.

Aktualisht në fshatin me arkitekturë të veçantë dhe që është ndërtuar thuajse vertikalisht në faqe të malit, jetojnë vetëm 13 familje.

Loading...

Viktori, mësues në pension thotë për BIRN se në fshat mund të mbërrish vetëm me automjet fuoristradë dhe se të gjithë turistët ndalojnë dy kilometra më poshtë, aty ku ndodhen Llixhat e Bënjës.

Afro dy vjet më parë Bënja është shpallur Qendër Historike, por lëvizja e vizitorëve drejt tij mbetet shumë e kufizuar.

Nga projektet e qeverisë për Benjën është realizuar vetëm rikonstruksioni i Kishës së Shën Mërisë, e ndërtuar njëlloj si fshati rreth 220 vjet më parë.

Bënja konsiderohet si një ndër fshatrat më të bukur në vend./ZgjohuShqiptar.info

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button