“Gjurmë Shqiptare”, si po zhduken shqiptarët e Tivarit? (VIDEO)

Ku shkuan shqiptarët e Tivarit, që dikur përbënin shumicë dërrmuese? Si ndodhi asimilimi për një pjesë të mirë të tyre dhe si po shuhen ata edhe sot? Përse ky qytet përbën një ndër plagët më të mëdha të shqiptarëve?

Faktet e të dhënat do ta shkundin Tivarin e vjetër për të risjellë në sipërfaqe atë pjesë të historisë që është kërkuar të mbulohet.

Loading...

Dikur Tivari ka qenë një qytet tërësisht shqiptar. Ndërsa sot, shqipja ka humbur në rrugicat e qytetit të vjetër.

Shumë janë larguar, të tjerë janë asimiluar, apo fshehin identitetin e tyre të vërtetë.

Marin Mema: Po çfarë je, shqiptar?
Burri: Kemi qenë përpara. Kemi dalë që këtu.

Marin Mema: Je shqiptar apo malazez?
Burri: Mysliman.
Gazetari: Mysliman, po çfarë?
Burri: Shqiptar, s’jam shqiptar.

Historia fshihet, dokumentet deformohen, monumentet zëvendësohen me të tjerë…

Një hulumtim tronditës që zbardh fatin e imponuar të këtij qyteti edhe sot. Sonte në orën 20:10, në “Gjurmë Shqiptare” të gazetarit Marin Mema… “Si po zhduken shqiptarët e Tivarit…?!”./ZgjohuShqiptar.info

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button