Investigimi, cilësia e karburanteve në Shqipëri një katastrofë

Cilësia e karburanteve në Shqipëri, ishte tema e mbrëmjes në emisionin Opinion në Tv Klan. Nisur nga një investigim, drejtuesi i emisionit Blendi Fevziu u shpreh se cilësia e karburanteve në vendin tonë është katastrofë.

Sipas tij, kompanitë më të rëndësishme të shpërndarjes së naftës në vend rezulton se tregtojnë në pjesën dërrmuese gazoil të përzier me solar apo vajguri, në një kohë kur rafinimi i produktit nuk bëhet i plotë.

Loading...

Një investigim, i shtrirë në disa muaj, provon qartësisht se nafta, e cila shitet në pikat e karburantit përreth Shqipërisë dhe furnizon rreth 430 mijë automjete, është në pjesën dërrmuese të saj jashtë standardeve normale të cilësisë.

Gjithsej u morën tetë kampione nafte, pesë prej të cilave në Tiranë. Të pesta mostrat në Shqipëri u morën në pika karburanti të përzgjedhura rastësisht, duke pasur si qëllim analizimin e kompanive më të rëndësishme që operojnë në tregun e shpërndarjes së naftës në vend./ZgjohuShqiptar.info

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button