Një vështrim mbi ecurinë e pandemisë, përhapjen dhe përballimin e saj në vendin tonë gjatë javës së fundit

Në kontrast me rajonin, Shqipëria ka përqindjen më të lartë të numrit të të shëruarve, por edhe të rritjes ditore.

Në Europë dhe në shkallë botërore është forcuar tendenca e uljes së numrit ditor të të sëmurëve të rinj.

Shumica e vendeve europiane kanë hyrë në fazën e daljes nga pandemia.

Kosova, pas disa luhatjesh dhe situatash me hope, tashmë me tregues të përmirësuar

(Vlerësime të E-group-it ndërdisiplinar të Akademisë së Shkencave “Në ndjekje të pandemisë” për prirjet dhe gjendjen e përballimit të sëmundjes)

1. Periudha njëjavore, sa i takon gjendjes së përhapjes dhe përballimit të pandemisë së shkaktuar nga Corona-virus-i, në vendin tonë karakterizohet nga: a). Frenimi i vatrës së re në Shkodër; b). Rihapja e një vatre tjetër ne Krujë; c). Rritje minimale e të sëmurëve ditorë në qarqet dhe qytetet e tjera; d). Ritëm i kënaqshëm i të shëruarve në shifra absolute; e). Ulje e treguesit të vdekshmërisë; f). Ringritje e numrit të të sëmurëve faktikë, por ndërkohë ulje e numrit të pacientëve në terapi intensive

2. Shprehur përmes shifrash dhe statistikash, këto prirje dëshmohen në faktet e mëposhtme: a). Tirana ka pasur një rritje mesatare ditore të numrit të të sëmurëve të rinj me 1.33 për qind (me gjithë “hopin” e ditës së fundit); b). Në Shkodër rritja ditore e numrit të të sëmurëve të rinj ka qen me një mesatare prej 3 për qind, me tendencë të qartë uljeje (pas një jave me 8.6 për qind rritje në ditë); c). Në qarqet e tjera ky tregues ka qenë nga zero deri në 1 për qind; d). Në qarkun e Durrësit, ku përfshihet edhe Kruja, numri i të sëmurëve është rritur me 13 për qind në ditë; e). Për shkak të shfaqjes së vatrave të reja, Shqipëria ka njohur gjatë javës një rritje ditore me 3.58 për qind, ndryshe nga pritshmeritë dhe nga rritja e këtij treguesi në qendrat kryesore, sipas të cilave ne shkallë vendi rritja do të ishte tek 2 për qind.

3. Megjithatë, ritmi i lartë i rritjes së numrit të të shëruarve, me mesatarisht 15 veta në ditë, ka sjellë që përqindja e të shëruarve të shkojë nga 53.4 për qind në 58 për qind, kundrejt numrit të të prekurve gjithsej. Njëherësh indeksi i vdekshmërisë ka zbritur në 4 për qind. Kështu, Shqipëria, në kontrast me rajonin, ndonëse ka përqindjen më të lartë të numrit të të shëruarve (Kroacia është e dyta, me 44 për qind) dhe ndonëse filloi e para uljen e numrit të të sëmurëve faktikë, këtë javë pati ringritje, ndërkohë që vendet e rajonit: Kroacia, Mali i Zi, Bosnje dhe Hercegovina, Mali i Zi dhe Greqia, vazhdojnë uljen e numrit të të sëmurëve faktikë, si dhe shenjojnë një rritje nën 2,3 për qind. Kosova, pas një periudhe me hope, dy ditët e fundit ka një rrije mesatare prej 2.5 për qind. Edhe në Serbi e Turqi këto ritme kanë zbritur në nivelin e 3 përqindëshit ditën e fundit.

4. Në tërësi, në Europë dhe në shkallë botërore është shenjuar tendenca e uljes së numrit ditorë të të sëmurëve të rinj. Në shkallë botërore ky tregues u regjistrua në 3.1 për qind, kurse në vendet kryesore europiane nën 2 për qind. Në këto nivele kanë zbritur tashmë edhe Belgjika e Hollanda. Humbjet njerëzore në Europë në shifra absolute dje ishin 120 më pak se një ditë më parë. Por në shkallë globale ka pasur një përkeqësim, për shkak të ndikimit të ritmit ende të lartë në SHBA.

5. Vlerësuar prej shifrave të raportuara, shtimi i numrit të të shëruarve ka qenë në nivel të kënaqshëm. Shumica e vendeve europiane kanë hyrë në fazën e daljes nga pandemia, duke e përmirësuar numrin e të shëruarve gjithsej, me 1-2 për qind më shumë nga dita e mëparshme. Italia shenjoi sërish një numër rekord të shëruarish në ditë, me mbi 2900 veta gjatë ditës së djeshme.

www.akad.gov.al

Back to top button