Janë rreth 15 mijë veteranë të UÇK-së, të tjerët mashtrues

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka deklaruar se luftimi i krimit të organizuar, korrupsionit dhe shkëputja e sistemit të drejtësisë nga politika, duhet të jenë qëllimet kryesore për një sundim të mirëfilltë të rendit dhe ligjit, raporton Radio Europa e Lirë.Ai ka kundërshtuar shifrën e prezantuar në listën e përfituesve të statusit të veteranit të luftës së ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që kalon mbi 38 mijë persona, duke thënë se numri i tyre duhet të jetë shumë më i vogël.​“E vërteta është se nuk ka pasur më shumë se 12 mijë – 15 mijë luftëtarë me uniformë ndërsa të gjithë të tjerat janë mashtrime, kësaj duhet t’i shkohet deri në fund përmes drejtësisë”, ka thënë Thaçi.Këto komente, presidenti i Kosovës i bëri gjatë punimeve të konferencës dyditore rajonale kundër korrupsionit, të organizuar nga Agjencia Kundër Korrupsionit, ku po marrin pjesë drejtues të institucioneve relevante nga Shqipëria, Bosnja e Hercegovina, Italia, Kroacia, Mali i Zi, Moldavia, Turqia.Çështja e pensioneve të veteranëve të luftës ka ngjallur shumë reagime ndërsa prokuroria ka ngritur aktakuzë për keqpërdorime prej 68 milionë eurosh në dëm të buxhetit të Kosovës. Prokuroria e Posaçme të Kosovës ngriti aktakuzë kundër 12 personave nën dyshimet për veprën penale “keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.Prokuroria ka dërguar në gjykatë emrat e mbi 20 mijë personave që llogariten si veteranë të “rremë” dhe publikimi i listës në mediet lokale nxiti shumë debate në Kosovë.Hetimi ndaj këtyre keqpërdorimeve paraqet hetimet më të mëdha që nga përfundimi i luftës./ZgjohuShqiptar.info

Loading...
Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button