Kërcënimi me jetë ndaj Artan Hoxhës/ Gazetarët shqiptarë, ultimatum Greqisë

, Kërcënimi me jetë ndaj Artan Hoxhës/ Gazetarët shqiptarë, ultimatum Greqisë

Unioni i Gazetarëve në Shqipëri ka reaguar në lidhje me kërcënimet me jetë mbërritur në adresën e gazetarit Artan Hoxha nga disa ekstremistë grekë.

Me anë të një deklarate Unioni i bën thirrje prokurorit të Përgjithshëm të Greqisë, për të hetuar rastin konkret dhe të gjejë përgjegjësit.

“Kërcënimet e ekstremisteve dhe nacionalisteve greke ndaj gazetarit Artan Hoxha janë një rrezik dhe provokim mbi liritë themelore të gazetarit mes dy vendeve”, – shkruhet në deklaratë.

Gjithashtu në këtë deklaratë u kërkohet edhe autoriteteve shqiptare që ta marrin seriozisht, kërcënimet ndaj gazetari Hoxha dhe të bashkëpunojnë me palën greke për të gjetur fajtorët.

Deklarata plotë

Mediat shqiptare dhe ato greke, gjate tri diteve te fundit, kane publikuar reagime agresive dhe kercenime te individeve te njohur nacionaliste ndaj gazetarit investigativ Artan Hoxha.

Kolegu Hoxha publikoi kercenimet serioze te ketyre individeve dhe qarqeve ekstremiste te naionalizmit grek, ndaj tij se pari ne faëet personale te rrjeteve sociale.

LEXO EDHE: Vrasja e 23 vjeçarit grek/ Shqiptari dhe ukrainasi në kërkim ndërkombëtar
Kercenimet ne adrese te gazetarit Hoxha, erdhen pas raportimeve dhe qendrimeve qe afishoi publikisht per incidentin dhe vrasjen e qytetarit me dy shtetesi, nga Bularati i qarkut te Gjirokastres, te ndjerin Kostandinos Kacifas.

Ne faqet personale te rrjeteve sociale te kolegut Artan Hoxha ekstremiste greke dhe individe te njohur per radikalitet verbal dhe te angazhuar, shprehin vendosmerine per hakmarrje primitive ndaj gazetarit i cili respekton pikepamjet e veta te shprehura lirisht ne opinionin publik dhe mediat e vendit tone.

Unioni i Gazetareve Shqiptare shpreh shqetesimin e vet per kercenime te tilla qe vijne prej vendit fqinj dhe apelon per hapjen e hetimeve ndaj rastit, nga Prokurori i Pergjithshem i Greqise.

Kerkojme nga autoritetet e Republikes se Shqiperise ta vleresojne seriozisht kete kercenim dhe ne bashkepunim ligjor me palen greke te zbardhin autoresine e ketyre kercenimeve per te vene para pergjegjesise ligjore autoret e ketij agresioni ndaj lirise individuale dhe asaj te nje gazetari./ZgjohuShqiptar.info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button