KiE përzgjedh kandidatin e Shqipërisë për anëtar të Gjykatës Europiane

, KiE përzgjedh kandidatin e Shqipërisë për anëtar të Gjykatës Europiane

Darian Pavli është përzgjedhur si kandidat për anëtar i Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut.

Komisioni përzgjedhës i kandidatëve për anëtarë të kësaj gjykate e ka përzgjedhur Pavlin, si kandidatin më të kualifikuar mes emrave të propozuar nga Shqipëria. Dy emrat e tjerë të propozuar ishin Sokol Berberi dhe Marjana Semini.

Kandidatë për anëtarë të Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut kishin propozuar edhe Turqia e Norvegjia. Komisioni përzgjedhës ka intervistuar të gjithë kandidatët më 28 Shtator. Përvec kandidatit të Shqipërisë, komisioni ka pranuar edhe një prej kandidatëve të propozuar nga Norvegjia, ndërsa ka rrëzuar listën e Turqisë, pasi nuk kishte kandidatë mjaftueshëm të kualifikuar.

Votimi në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës do bëhet më 9 Tetor, por sipas procedurës, pavarësisht pëlqimit për kandidatin Darian Pavli, në votim do përfshihen edhe dy kandidatët e tjerë Sokol Berberi e Marjana Semini, ndërsa rezultati do varet edhe nga lobimi, për secilin kandidat.

Kjo është hera e tretë që Shqipëria paraqet listën e kandidatëve për anëtarë të Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut. Lista e parë u rrëzua për mosrespektim procedurash, ndërsa e dyta për për mosplotësim kriteresh nga kandidatët./ZgjohuShqiptar.info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button