Korrigjimi i kufijve, Paskal Milo: I parakohshëm, nxit konflikte të ngrira

Presidenti Ilir Meta paralajmëroi se propozimi për ndryshim të kufijve në Ballkan mund të hapë kutinë e Pandorës. Kjo vlen dhe për ish Ministrin e Jashtëm Paskal Milo, i cili thotë se korrigjimi i kufijve mes Kosovës dhe Serbisë mund të shkaktojë precedent të rrezikshëm në rajon.

“Çështja e kufijve mes Serbisë dhe Kosovës është e parakohshme”, u shpreh Milo për Ora News.

Loading...

Nuk është koha e duhur që Ballkani të përballet me ndryshim kufijsh, pasi sipas Milos qarqet nacionaliste janë ende shumë prezente.

“Mund të nxiste konfliktet e ngrira për çështjet e kufijve dhe në rajone të tjera”, shtoi Paskal Milo./ZgjohuShqiptar.info

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button