Studimi italian e rendiste Shqipërinë si vendin e dytë në botë si zonë sizmike! Çfarë urdhëroi me URGJENCË Mehmet Shehu

Shqipëria është vendi i dytë në botë pas Japonisë si zonë sizmike, kështu thuhet në një studim të hershëm italian, të publikuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave.

Dokumenti në të cilën citohet dhe studimit, daton në vitin 1952 në një mbledhjeje të Këshillit të Ministrave të atëhershëm për tërmetet. Aty thuhet se bazuar në studim, Shqipëria ka një rrezikshmëri të lartë për tërmetet, ndërsa Tirana është epiqendra.

Për këtë arsye, kryministri i kohës, Mehmet Shehu kishte urdhëruar që ndërtimet të bëheshin të sigurta në mënyrë që të përballonin tërmet të forta deri në 7 ballë.

“Dokumenti që publikojmë sot është një relacion i mbledhjes së Këshillit të Ministrave në viti 1952.

Në këtë mbledhje Mehmet Shehu shprehet se vendi ynë ka rrezikshmëri të lartë për Tërmetet, duke iu referuar një studimi të italianëve me në krye inxhinier Morrellin ku thuhej se Shqipëria vjen e dyta pas Japonisë si zonë sizmike.

Po sipas këtij studimi, kryeqyteti i vendit ishte epiqendra dhe për këtë arsye ndërtimet duhet të bëheshin të sigurta për të përballuar tërmete të forta deri në 7 ballë.

Ndërkohë specialistët tanë e rrëzonin si ide duke thënë se në studimet e Morrellit ka ekzagjerime dhe se Shqipëria duhet të ndiqte rregullat e ndërtimeve që përdorte B.S.”-shkruan Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave.

Back to top button