Kufijtë Kosovë-Serbi, Moisiu: Shqipëria të mos rrijë jashtë këtij diskutimi

Tirana zyrtare nuk ka mbajtur një qëndrim të qartë mbi tezën e shkëmbimit territorial mes Kosovës dhe Serbisë. Ky është mendimi i ish presidentit të Republikës, Alfred Moisiu, i cili në një intervistë për Report TV tha se Shqipëria nuk mund të rrijë jashtë kësaj çështjeje dhe duhet ta rishikojë qasjen e saj.“Tirana zyrtare deri tani nuk është se ka pasur ndonjë qëndrim të plotë. Ka pasur intonacione të ndryshme, pro ose kundër, por jo një qëndrim të unifikuar. Është e vërtetë se kjo është një çështje që i përket Kosovës dhe Serbisë, por kjo nuk na përjashton edhe në të tjerëve nga ky problem. Them se politika shqiptare duhet ta shikojë më mirë qëndrimin”, shprehet Alfred Moisiu.Ish presidenti e sheh të rrezikshme tezën e korrektimit të kufijve, pasi sipas tij kjo do të hapte pretendime të tjera në mjaft vende ballkanase apo evropiane.“Kosova dhe Serbia duhet të vijojnë përpjekjet, por cenimi i kufijve është si sëmundje ngjitëse. Nëse aplikohet mund të ketë efekte domino, pasi ka shumë vende që kanë pretendime apo kërkesa. Është një problem i ndërlikuar që duhet të trajtohet me kujdes. Këtë problem e zgjidh vetëm integrimi në Evropë“, vijon ai.Alfred Moisu e sheh si sinjal negativ dështimin e referendumit të Maqedoni, dhe fajëson faktorin politik shqiptar, se për shkak të përçarjes, po dëmton çështjen shqiptare.“Mendova që shqiptarët do të votonin pro, për fat të keq një pjesë nuk doli në votime. Rezultatet e referendumit nuk janë një shenjë pozitive, jo vetëm për Maqedoninë por edhe për të gjithë Rajonin. Partitë politike shqiptare përçarjet i kanë thelluar deri në përmasa që po dëmtojnë çështjen shqiptare“, tha Moisiu./ZgjohuShqiptar.info

Loading...
Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button