Do ketë marrëveshje me Greqinë për detin? Rama: Unë jam pro për…

I ftuar në Opinion, kryeministri Edi Rama tregoi se për çfarë është dakord të bëjë marrëveshje me Greqinë teksa çështja e diskutimit ishte deti.

Ai tha se është pro çdo lloj marrëveshjeje që ndikon në përmirësimin e marrëdhënieve mes dy vendeve, pa cënuar interesat kombëtare.

“Unë jam pro çdo marrëveshje se kemi tre partnerë strategjikë, Turqinë, Italinë dhe Greqinë. Jo vetëm me këta, por jam për çdo lloj marrëveshje. Si për shembull mes Kosovës dhe Serbisë. Por pa cënuar interesat kombëtare.

Marrëveshja bëhet që ne të kthehemi në normalitetin qeverisës me qëllim interesat kombëtare. Marrëveshja e 2009 është një grotesk, është fytyra më domëthënese e qeverisjes së klubit të peshkatarëve. Marrëveshje absurde. Po të shikoni çfarë dosje, çfarë negociatorësh ka pasur, dhe të shikoni palën tonë, do kuptoni kush është klubi i peshkatarëve,” tha Rama.

Back to top button