Mirë Tirana, po Shqipëria kur mund të shërohet nga lebroza mjedisore?

Bashkia e Tiranës ka patur sukses me aksionin për rigjelbërimin e territorit.Por Shqipëria jonë në tërësi mbetet një vend zgjebarak sa i përket terrenit të zhveshur, të lakuriqësuar akoma më tepër gjatë viteve të tranzicionit, si pasojë e masakrës nëpër pyje.Goditja e parë që merrnin shqiptarët e trojeve jashtë Shqipërisë, sapo shkelnin në kufi, ishte pikërisht shëmtia e terrenit.Të ngarkuar emocionalisht nga dashuria për vendin, mallin për të, e zbukuruar virtualisht si një kopsht me lule, shumë prej tyre gjatë viteve `90, gati sa nuk u ka rënë pika nga natyra e degraduar e hiç mikpritëse, duke e përjetuar atë çfarë u kanë parë sytë, si një thikë zhgënjimi ngulur thellë në zemër.Dhe kjo situatë, ky dallim, kjo diferencë, vijon të jetë dhe sot.Për të dalluar se ku është kufiri mes Shqipërisë dhe fqinjëve, është mjaft e lehtë, mjaft të hidhet vështrimi nga terreni, ku toka e fqinjit është e zhytur në gjelbërim, ndërsa e jona ngjan e tharë dhe e përzhitur.Një prej “dyerve” të hyrjes për në Shqipëri, rruga që të sjellë nga Rinasi ka ndryshuar në këtë drejtim.Në këtë frymë, ku përballja e parë me Shqipërinë të mos shkaktojë shock, a nuk do ishte e udhës një aksion pyllëzimi të përfshinte të gjithë vijën kufitare shqiptare?Për të ardhur ajo ditë kur të pyetet se ku është Shqipëria, e jo të thuhet: Ja tek është Shqipëria….për shkak të lebrozës mjedisore!P.S. Sa për ilustrim, në foto është një terren kufitar, ku qartazi dallohet pjesa shqiptare nga ajo e fqinjit, për shkak të terrenit të zhveshur këndej, e terrenit të pyllëzuar e gjelbëruar andej./ZgjohuShqiptar.info

Loading...
Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button