Ndarja e Kosovës, Haradinaj fjalë të ashpra ndaj Thaçit dhe Edi Ramës

Gjatë vizitës në Nju Jork, mes Hashim Thaçit dhe Ramush Haradinajt kanë shpërthyer fjalë të rënda. Gazeta Express shkruan se ka qenë pikërisht tema e ndarjes së Kosovës, për të cilën dy liderët deri tani kanë pasur qëndrime të ndryshme, dhe që ka acaruar situatën.Sias Express kryeministri Haradinaj ka thënë fjalë të ashpra ndaj Hashim Thaçit dhe Edi Ramës, për shkak të përfshirjes në çështjen e shkëmbimit të territoreve bashkë me Presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiç.Shkëmbimi i fjalëve të rënda, ka ndodhur në prani të Behxhet Pacollit, Zv.Kryeministrit dhe Ministrit të Jashtëm të Kosovës. Madje, mësohet se Haradinaj ka thënë se Thaçi e Rama porosinë e qartë do ta marrin pas kthimit në Kosovë.Me t’u kthyer në Kosovë, Ramush Haradinaj ka thënë se porosia nga SHBA është që kufijtë nuk preken ndërkohë që ka thënë se Kosova “e ka bekimin e SHBA’së për ushtrinë”.Thaçi e Haradinaj kanë zhvilluar disa takime të përbashkëta në SHBA, ndër të tjera edhe atë me Ndihmëssekretarin e Shtetit Wess Mitchel.Gazeta Express shkruan se pas kthimit nga SHBA Thaçi e ka ndryshuar retorikën duke kundërshtuar ndarjen e vendit duke hedhur poshtë shkëmbimin e territoreve dhe kompetencat ekzekutive për Asociacionin. Ai madje ka bërë edhe një spektakël duke shkuar në Veri me njësi speciale, një pjesë e vendit të cilën ishte gati ta tregtonte me Beogradin./ZgjohuShqiptar.info

Loading...
Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button