Një “Skënderbe” në mes të Rumanisë…(VIDEO)

Një grup deputetësh të Kuvendit të Shqipërisë ishin sot të pranishëm në ceremoninë e përurimit të bustit të heroit tonë kombëtar, Skënderbeut, në Craiova të Rumanisë.

Me iniciativën e deputetit Fate Velaj, në bashkëpunim me deputetë e senatorë rumunë dhe me kryetarin e bashkisë Craiova, sot, në 27 Tetor, në bulevardin Nicolae Iorga të qytetit Craiova, u vendos busti i heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastrioti Skenderbeut.

Loading...

Deputeti Fate Velaj, falenderoi autoritetet rumune për bashkëpunimin për realizimin e kësaj inisiative dhe nënvizoi se Skënderbeu ishte mbrojtësi më i mirë i vlerave të qytetërimit europian.

Velaj u bëri thirrje autoriteteve rumune për njohjen e Kosovës, e cila është tashmë një realitet europian.

Në këto veprimtari të përbashkëta shqiptaro-rumune morrën pjesë edhe deputetë të Kuvendit si edhe autoritete drejtuese të qarkut, bashkisë dhe universitetit “Ismail Qemali” të Vlorës./ZgjohuShqiptar.info

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button