Kriza në Bjellorusi/ Kryeministri Rama në Vjenë, takon Zv/Sekretarin amerikan të Shtetit

Kryeministri Edi Rama pasditen e sotme ka arritur në Vjenë, ndërsa përpara mbledhjes së Këshillit Special ka zhvilluar një takim me Stephen Biegun, zëvendës Sekretar i Shtetit SHBA-së.

Shqipëria udhëheq këtë vit Kryesinë e OSBE, dhe Rama si kryeministër është dhe kryetar i saj. Ai i bëri ftesë Bjellorusisë për ndërmjetësim të një dialogu nga OSBE për zgjidhje, e cila s’ka marrë ende përgjigjie nga Lukashenko.

Nesër Rama do të drejtojë Këshillin Special të OSBE që do të diskutojë dhe propozojë edhe ndërmjetësim për zgjidhjen e krizës në Bjellorusi të shkaktuar nga zgjedhjet e fundit presidenciale, ku Lukashenko akuzohet për manipulim rezultati.

Diplomati i dytë më i lartë amerikan përmbylli sot në Moskë bisedime me zyrtarët më të lartë rusë, në përfundim të një vizite dyditore që synonte përafrimin e qëndrimeve për krizën politike në zhvillim në Bjellorusi, si dhe për sëmundjen e papritur të një opozitari kryesor rus nga ajo që duket se ishte një substancë helmuese.

Para se të mbërrinte në Moskë, zoti Biegun u takua me udhëheqësen e opozitës bjelloruse dhe kundërshtaren kryesore të zotit Lukashenko në zgjedhje, zonjën Sviatlana Tsikhanouskaya, e cila u largua për në Lituani mes kërcënimeve që pretendon se janë bërë ndaj familjes së saj nga forcat e sigurisë së zotit Lukashenko.

Kriza në Bjellorusi/ Kryeministri Rama në Vjenë, takon

Kriza në Bjellorusi/ Kryeministri Rama në Vjenë, takon

Kriza në Bjellorusi/ Kryeministri Rama në Vjenë, takon

Back to top button