Poeti e ka me të gjithë: Ju na gënjeni, ne shkojmë votojmë si lopë

Poeti i njohur Arben Duka shkruan sot në DITA se klasa politike pa dallim është zhytur në gënjeshtra.Në rubrikën e tij shumë të ndjekur, ku ai shprehet mbi aktualitetin politik me vargje, Duka shkruan se nga mungesa e alternativave, populli do votojë edhe në zgjedhjet lokale kokëulur megjithëse e di që po e gënjejnë.Duket sikur pa gënjeshtra nuk rrojmë dot – shkruan Duka.Më poshtë disa nga vargjet e poetit të njohur, botuar sot në këndin e tij në DITA: Mjeshtra-mjeshtra-kryemjeshtra,mbijetoni me gënjeshtra,të paturp-e të pacipë,Shqipërinë e bëtë kripë!. Berisha është i pari,mbetet kryegënjeshtari,Po të kish gënjeshtra maja,Sala do qe Himalaja, Dhe Lulashi është thjamë,si një gënjeshtar me famë,kur mat e kapin të zinë,skuqet si një çupëlinë! Jo veç Basha siç e dini,po gënjen edhe Edvini!Edhe vetë Rama e di,që gënjen me terezi, Tash Lokalet po afrohen,gënjeshtrat do shumëfishohen,po ne nuk do bojkotojmë,dhe si lopët do votojmë! Do vazhdojë njëlloj zanati,do votojmë nga inati,dhe pse hurin na kanë ngulur,do votojmë kokëulur! Ç’na ka gjetur Zot-o Zot,pa gënjeshtra s’rrojmë dot!b.m. / dita/ZgjohuShqiptar.info

Loading...
Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button