Produkti shqiptar vjen në një hapësirë të përbashkët në zemër të Tiranës

Shqipëria punon tokën – edicioni i dytë i panairit më të madh të bujqësisë dhe agropërpunimit në vend, vjen në 12 dhe 13 tetor 2018 në Sheshin “Nënë Tereza” në Tiranë.

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural dhe Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë, me mbështetjen e Bashkisë së Tiranës organizojnë në zemër të Tiranës edicionin e dytë të Panairit “Shqipëria punon Tokën”.

Loading...

Ky është panairi më i madh bujqësor, blegtoral, që hapë dyert për fermerë, blegtorë dhe sipërmarrës shqiptarë të sektorit rural.

Produktet shqiptare do të ekspozohen, nën skenografinë e vendit ku prodhohen. Gjithashtu pranë këtij panairi do të gjeni një arenë të manifestimit te kulinarisë shqiptare ku mjeshtrat e kuzhinës dhe restorantet, do të ofrojnë mundësinë e degustimit të recetave më të spikatura.

Në panair do të jenë ekspozitorë nga kategori kryesore: Të rinjtë sipërmarrës në bujqësi, Agroindustri, Verëra, alkool, Agroturizëm, Fruta-perime, Blegtori, Produkte shtëpie – tradicionale, Banka, fonde garancie në bujqësi etj.

Risia e këtij panairi do të jetë hapësira dedikuar programit 100 fshatrat dhe sipërmarrësve të rinj, në sektorin bujqësor dhe blegtoral.

Në panair do të gjeni informacion për skemat mbështetëse dhe të gjithë instrumentat e financimit, asistencë në hartimin e planeve të biznesit, këndin e mjeteve bujqësore, këndin e të rinjve si dhe këndin e gatimit ku do të gjeni gatimet tona tradicionale./ZgjohuShqiptar.info

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button