Projektligj për mbrojtjen e faunës së egër shqiptare, KE merr në kontroll situatën


Një projektligj i ri, që është në fazën e konsultimit me publikun, synon të forcojë rregullat dhe masat për mbrojtjen e faunës së egër, i cili ndër të tjera përfshin në monitorimin e zonave të Mbrojtura edhe Komisionin Europian, shkruan Monitor.Përmes ndryshimeve synohet ruajtja ose restaurimi të habitateve natyrore dhe llojeve të faunës së egër, me interes për Komunitetin Evropian dhe vlerësimi i gjendjes së biodiversitetit në Shqipëri dhe monitorimi i kësaj gjendjeje.Projektligji gjithashtu synon përdorimin e qëndrueshëm të burimeve natyrore, për të mirën e gjeneratave të sotme dhe të ardhshme.Synohet mirëmbajtja dhe restaurimi në një status të favorshëm ruajtjeje të habitateve natyrore dhe të llojeve të faunës së egër me interes për Shqipërinë dhe Komunitetin Evropian.Të gjitha informacionet për secilën nga zonat me status do t’i dërgohen Komisionit, me qëllim vlerësimin dhe koordinimin e nevojshëm për të siguruar që zonat me status të formojnë një rrjet koherent, i cili plotëson kërkesat për mbrojtje të habitateve dhe llojeve me interes për Komunitetin Evropian.Mbrojtje e veçantë do të jepet për llojet e kërcënuara e në rrezik zhdukjeje dhe llojet që kërkojnë vëmendje të veçantë për arsye të natyrës specifike të habitatit të tyre/ZgjohuShqiptar.info

Loading...
Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button