Refuzimi i Telekom Serbia, Vuçiç: Shqipëria u dërgoi mesazh të gabuar investitorëve

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, nuk e ka fshehur zhgënjimin me qeverinë shqiptare, pas refuzimit që kjo e fundit i bëri ofertës së kompanisë serbe “Telekom Serbia” për të blerë kompaninë shqiptare “Telekom Albania”.

Për Vuçiç, refuzimi i parave serbe është një refuzim i investitorit, raporton Ora News

Loading...

“Shqipëria duke refuzuar paratë serbe në procesin e shitjes së Telekom Albania, dërgon mesazhin e gabuar, mesazhin që investitorët nuk janë të mirëpritur”.

Vuçiç shpjegoi më tej se: “Kam dëgjuar nga përfaqësuesit tanë se kemi ofruar ofertën më të mirë dhe se ministria shqiptare e telekomunikacionit tha se Serbia nuk mund të blejë Telekom Albania. Ajo dëshiron të thotë se paratë e Serbisë nuk janë mjaft të mira, gjë që do të ishte e frikshme”.

Por Presidenti serb tha se nuk do të flasë më gjatë për këtë çështje derisa të ketë në dorë të dhëna zyrtare.

Komentet presidenti serb i bëri gjatë inagurimit të fabrikës “Labor srb”, në Sremska Mitrovica.

Qeveria shqiptare nuk e ka mirëpitur ofertën e kompanisë serbe “Telekom Serbia” për të blerë kompaninë shqiptare “Telekom Albania”./ZgjohuShqiptar.info

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button