Sela: Rezultati ishte i pritur, krimi dhe korrupsioni udhëhoqi kampanjën për NATO dhe BE

Drejtpërdrejt nga selia qendrore e Aleancës për Shqiptarët, deklaratë për media dha lideri Ziadin Sela.

“Falënderojmë të gjithë qytetarët që në mënyrë demokratike u shprehën në kutitë e votimit. Poashtu edhe ata që nuk e shfrytëzuan të drejtën në kutinë e votimit. Edhe kjo është e drejtë demokratike”.

Loading...

Sipas tij, ajo çka është e rëndësishme është se shqiptarët kanë dalur në kutitë e votimit përafërsisht në numër të njëjtë sikur në zgjedhjet e kaluara lokale dhe parlamentare. Sipas analizave toka, diku rreth 250.000 shqiptarë kanë reqlizuar të drejtën e tyre qytetare.

“Në total jemi të kenaqur nga dalja. Ky numër ishte i pritur, kur dihej që jo të gjitha partitë do te marrin pjesë në votime. Apo thënë më saktë një parti nuk do të del në zgjedhje.

Natyrisht, rezultati mund të ishte ndryshe, nëse do të ishin dëgjuar thirrjet e ASH-së për pastrim te listave zgjedhore nga votuesit fiktiv, kjo ka ndikuar në arritjen e cenzusit.

Faktori tjetër i rëndësishëm ishte edhe krimi dhe korrupsioni qeveritar që nuk kaloi pa vërejtur nga populli. Këtë më shumë e rëndoi edhe udhëheqja e kampanjës për NATO dhe BE nga persona të inkriminuar në afera të ndryshme korruptive”./ZgjohuShqiptar.info

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button