Shqipëria që s’po bëhet

Nga Nezir Kraki
Në Francë, para disa ditëve, një burrë u dënua me 300 euro gjobë për sjellje seksiste në metro ndaj një vajze të panjohur (i kishte thënë kurvë publikisht pa ndonjë arsye). Në Shqipëri ka dy javë që një vajzë maltretohet portaleve e gazetave, studiove televizive e selive të partive veç se ajo denoncoi dhunën dhe shtërengimin që ushtrohej ndaj saj nga të paprekshmit e Rilindjes.
Për dy javë rresht, me dhjetra artikuj e me dhjetra gazetarë e analistë organizuan procese gjyqësore dhe linçime publike në një paskrupullsi të gërditshme duke e dehumanizuar edhe vajzën edhe përjetimin e saj.
E shkreta vajzë, kur e kuptoi se përpjekja e saj për të ikur nga goja e ujkut e kishte vendosur në mes të arenës vdekjeprurëse të gladiatorëve politiko-mafiozë shqiptarë, u tërhoq dhe tha “vetëm shuplakë më ka rënë”.
Kjo e dëshmon faktin se edhe në Shqipëri sikurse në Kosovë populli jeton përballë shtetit, nuk është as pjesë e tij as nën mbrojtjen e tij.
Prandaj shohim spektakle të tilla të turpshme ku dhuna ndaj grave eklipsohet totalisht nga lufta e bandave politike për ruajten e monopoleve të paprekshme mbi kurrizin e një populli tashmë të asfiksuar.
Prandaj sa herë që ndodhë ndonjë vaki e dënueshme në Shqipëri, ajo që del në shesh nuk është dora e drejtë e shtetit por i gjithë skeleti i tij i kriminalizuar dhe institucionet e tij inekzistente.
Miq, nëse tregohemi objektivë, Shqipëria kështu siç është nuk meriton as integrim e madje as status kandidati për BE. Thjesht s’e meriton…
– me këtë parlament
– me këto parti politike
– me këtë polici
– me këtë shëndetësi
– me këtë edukim
– me këto media
– me këto rrugë
– me këtë ndotje
– me këtë masakër urbanistike
– me këto tonelata drogë që e pushtojnë Evropën çdo javë – me këto vrasje si në El Salvador
– me këtë mjerim social

LEXO DHE :  Vrasja në Bularat, Athina notë proteste Tiranës zyrtare


– me shtetin që kurrë nuk u bë./ZgjohuShqiptar.info

Loading...
Loading...
loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close