Si po e shkatërron Dinamiti, jetën e gjallë në detet tona

, Si po e shkatërron Dinamiti, jetën e gjallë në detet tona

Top Story sjell në vëmendje ligjin Nr. 64, hartuar me datë 31, 05, 2012 “Për Peshkimin”, i cili ndalon zënien, mbledhjen dhe tregtimin e peshkut me anë të eksplozivit. Ndërkohë pika 3, e ndalon edhe mbajtjen në bord të mjeteve lundruese apo në breg të detit të lëndëve shpërthyese.

Por duke iu referuar investigimit që Top Story ka bërë, rezulton se ligji në fjalë nuk respektohet dhe gjuetia me lëndë plasëse është fenomen i zakonshëm sot në bregdet. Blendi Laçi rëndit disa nga peshkimet e raportuara.

“Në grup janë raportuar vazhdimisht peshkimi me dinamit, peshkimi me rrjeta afër bregut, peshkimi me kimikate, ndotje të detit, peshkimi me drita natën, nga ana e zhytësve të papërgjegjshëm për sa kohë ky lloj peshkimi është i ndaluar me ligj”, tha për Top Story Blendi Laçi, Lëvizja “Mbrojtësit e Detit”.

Ndërsa biologu Rigers Bakiu vë theksin tek vlera dhe pasuria e biodiversitetit.

“Kulmi ka arritur me përdorimin e dinamitit. Kjo është vënë re edhe ne Detin Adriatik, por edhe në Detin Jon. Joni është një det shumë herë më i pasur për bidiversitetin”, – tha për Top Story Biologu Rigers Bakiu.

Gjuetia me dinamit ishte një praktikë e zakonshme në vitet e para të demokracisë kur shteti kishte pak, ose aspak kontroll mbi detin. Kulmi arriti pas vitit 97 kur institucionet ishin pothuajse inekzistente, dhe dinamiti, ashtu si armët, u përhapën në masë. Prej atyre viteve janë të shumta rastet e personave të gjymtuar nga kjo lloj gjuetie.

Në të tillë mënyrë bregdeti shqiptar është bomabaduar sistematikisht prej më shumë se 28 vite. Dëmi i shkaktuar është i pallogaristshëm. Një farë frenimi i kësaj lloj gjuetie ka ndodhur pas vitit 2000. Por asnjëherë nuk janë marrë masa serioze. Edhe sot gjuetia me lëndë plasëse haset në të gjithë vijën bregdetare.

E ndërsa Ministria e Bujqësisë nuk reagon për këtë fenomen, madje ata janë në dijeni për zonat problematike.

“Shpërthimi me dinamit, natyrisht, vihet re që ka disa zona problematike, si zona e Grykëderdhjes së Bunës dhe në pjesën poshtë të Himarës. Këto janë dy zonat më problematike”, tha për Top Story zv. Ministri i Bujqësisë Roland Kristo. Top Channel/ZgjohuShqiptar.info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button