Sociologët ngrenë alarmin: Braktisja e fshatrave në Shqipëri, alarmante!

Momentalisht situata e braktisjes së fshatit dhe zhvendosja e popullsisë drejt qytetit është alarmante. Sociologët kërkojnë që të investohet, në mënyrë që zonat rurale të mos shpopullohen. Kjo zhvendosje e popullsisë me ritme kaq të shpejta rrezikon një sërë problemesh në kryeqytet.

Lëvizja e shqiptarëve nga fshati drejt qytetit ka një ndikim të jashtëzakonshëm në shoqëri. Shifrat zyrtare të bashkisë së Tiranës tregojnë se çdo ditë në kryeqytet vijnë 70 persona, ndërkohë që projeksionet e divizionit të popullsisë së OKB- së ngrejnë alarmin se në të ardhmen, zonat rurale do braktisen tërësisht.

Loading...

“Këtu përqëndrohen shumë njerëz, të cilët jetojnë me mënyrën e jetesës që kanë pasur në krahina; transferojnë këtu edhe konfliktet. Tirana nuk ka fuqi t’i rishoqërizojë ata me mentalitete urbane, kështu që më shumë po ruralizohet vetë”, është shprehur sociologu Zyhdi Dervishi.

“Grumbullimi i banorëve me shumicë dhe në zona të pasistemuara, në zona urbane të rrëmujshme do të ndikojë që të shfaqen shumë sëmundje profesionale, do të ketë shumë njerëz në depresion dhe do të ndihen të vetmuar mes turmës. Grumbullimi i njerëzve në zona të përqendruara, në banesa që nuk kanë ajrimin dhe dritën e mjaftueshme do të thotë që do të shtohen edhe sëmundjet kancerogjene.”

Burimi: Top Channel/ZgjohuShqiptar.info

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button