‘Të gjithë ëndërrojnë për bashkimin me Shqipërinë’!

Presidenti i Kosovës ka thënë se ëndrra e të gjithëve është bashkimi kombëtar me Shqipërinë. Një portal i njohur si ‘Fokus-fen.net’, publikon lajmin teksa citon median B92, televizionin në Prishtinë ‘Dukagjini’ dhe Telegraf. Sipas Telegraf presidenti ka thënë: A nuk është bashkimi me Shqipërinë objektiv strategjik? Shqiptarët do jenë së bashku në familjen euroatlantike, NATO dhe BE, por natyrisht që të gjithë e dinë ëndrrën e shqiptarëve”.

Sipas tij, ideja e korrigjimit të kufijve me Serbinë nuk nënkupton “shkëmbimin e territorit dhe nuk do të ketë diskutime në lidhje me shkëmbimin, ndarjen ose një komunitet me fuqi ekzekutive”. Thaçi pohon se perspektiva evropiane e Serbisë do ta detyrojë këtë të fundit të pranojë idenë e tij për korrigjimin e kufijve”.

Loading...

Ai thotë se nuk ka asnjë problem me ndryshimin e flamurit shtetëror në rast të bashkimit me të ashtuquajturën Lugina e Preshevës, një zonë e diskutueshme në pjesën jugore të Serbisë qendrore. “Nëse bashkohen me Preshevën, Medvegjën dhe Bujanovcin, ne do e rregullojmë çështjen me flamurit”, tha Thaçi.Linku origjinal këtu. Lajmi nga Telegraf, këtu. Tiranapost.al /ZgjohuShqiptar.info

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button