“Telekom Serbia” në Shqipëri? Harxhi: Kërcënim për sigurinë kombëtare

“Telekom Serbia” ka kërkuar zyrtarisht autorizimin e qeverisë shqiptare për të blerë “Telekom Albanian” dhe këtë lajm e dha ekskluzivisht Top Channel së fundmi. Mësohet se drejtuesit e “Telekom Serbia” kanë takuar këtë të mërkurë zyrtarët e lartë të Ministrisë së Infrastrukturës duke kërkuar nga qeveria pëlqimin për blerjen e “Telekom”-it.

Por e ftuar në “Top Talk”, Edith Harxhi, drejtuese e “Albanian Policy Center”, u shpreh se kjo nuk është një marrëveshje biznesi, por ajo cenon qytetarët shqiptarë dhe kërkoi nga Presidenti të mbledhë menjëherë Këshillin e Sigurisë Kombëtare.

Telekom Albania: Serbët në Tiranë për të marrë leje, qeveria i refuzon

Harxhi u shpreh se nuk duhet lejuar që të dhënat e shqiptarëve të bien në duart e serbëve.

Loading...

“Nuk mendoj se është një marrëdhënie biznesi. Të dhënat telefonike, të dhënat personale të shqiptarëve do të kalojnë në duart e serbëve. Kjo është çështje e sigurisë shqiptare dhe për këtë nuk duhet ta lëshojmë. I kërkoj Metës të mbledhë Këshillin e Sigurisë Kombëtare. Nuk mund të kalojnë të dhënat e shqiptarëve në këtë mënyrë. I gjithë telekomunikacioni, të jenë në duart e fqinjëve tanë. Ky shtet nuk është as anëtar i NATO”, tha Harxhi./ZgjohuShqiptar.info

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button