Thaçi: Nuk i marr leje askujt për të vizituar veriun e Kosovës

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se nuk ka marrë kurrë leje dhe nuk do të bëjë diçka të tillë për të vizituar Ujmanin dhe veriun e vendit.

Sipas tij, vizita e djeshme në veri të vendit ishte shumë transparente.

Loading...

“Kosova është shtet i lirë, një dhe unik, demokratik, multietnik në të cilin liria e lëvizjes është e garantuar për të gjithë qytetarët kudo pavarësisht vështirëve teknike që mund të paraqiten aktualisht.

Dje sikurse herët e tjera vizitova veriun dhe do t’i vizitoj sa herë që e shoh të nevojshme në axhendën time. Kurrë s’kam marrë leje dhe kurrë s’do të marrë për diçka të tillë.

Ka qenë shumë vizitë transparente. Qytetarët e Kosovës kanë të drejtë të lëvizin lirë në çdo cep të territorit të Republikës së Kosovës”, ka thënë ai në një konferencë për media duke shtuar se leje për të vizituar veriun duhet të kërkojnë “vizitorët nga Serbia”./ZgjohuShqiptar.info

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button