Tirana shtohet çdo vit me 30 mijë banorë, vijnë 70 vetë çdo ditë nga rrethet

Para 22 vitesh, fshati Lumanas në Korçë mbeti me 5 banorë më pak. Familja Shahollari u zhvendos në zonën “Kodra e Priftit”, në Tiranë.Shpresa Shahollari tregon:

“Neve u larguam nga fshati se fëmijët na u rritën, edhe na u larguan. Djalin e kisha te sporti, vajzën e martova në Durrës, vajzën tjetër e fejova po në Durrës dhe kjo na detyroi neve të iknim nga fshati. Ne rrënjët i kemi andej, kokën e kemi këtej”.Mundësitë e reja që ofronte qyteti për fëmijët, ishin arsyeja e largimit nga fshati Lumanas, tregon kryefamiljari.“Jeta e qytetit me fshatin ndryshon si nata me ditën.

Loading...

Të themi drejtë atë që është, kultura që është në qytet nuk është në fshat. Vështirësia e parë kur kemi ardhur në Tiranë ishte zhurma, njerëzit. Ne në fshat nuk i kishim, ishim të izoluar. Kishim një ose dy makina. Fëmijët që në mëngjes duhet t’i merrnim të punonim. Megjithatë, qyteti i jepte mundësi fëmijëve të jetonin në një formë tjetër”, thotë Hajdar Shahollari.Megjithatë, edhe pse jetojnë në Tiranë, prodhimet e fshatit nuk mungojnë në kuzhinën e kësaj familjeje.

“Unë i bëj zahiretë siç i bëja në fshat. E kemi si traditë ne korçarët, nuk rrimë dot pa këto.Marrim edhe pastërma e i themi dimrit byrrë”, thotë Shpresa.

Sipas projeksioneve të Divizionit të Popullsisë së OKB, deri në 2050 78.2% e popullsisë shqiptare do të jetojë në zonat urbane, duke braktisur tërësisht zonat rurale.

Në Tiranë vijnë për të jetuar 70 persona çdo ditë, ndërkohë që në vit janë rreth 30 mijë shqiptarë që lëvizin nga fshati drejt kryeqytetit. Ky ritëm i shpejtë i zhvendosjes së popullsisë në qytet e ka pikënisjen që nga viti 2009 dhe vetëm disa vite më vonë, Shqipëria mban vendin e parë në Ballkan për përqendrimin e popullsisë në zonat urbane, pasuar nga Mali i Zi me 77%. Ndërsa në Hong Kong është projektuar se e gjithë popullsia do të jetojë vetëm në zonat urbane deri në 2050.(TCH)/ZgjohuShqiptar.info

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button