Vuçiç hedh poshtë raportimet: Me Kosovën negocioj unë, jo Tony Blair

, Vuçiç hedh poshtë raportimet: Me Kosovën negocioj unë, jo Tony Blair

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka hedhur poshtë raportimet se negociatat për Kosovën i zhvillon ish-kryeministri Britanik, Tony Blair.

Më parë kryetari i Partisë Popullore në Serbi, Vuk Jeremiç, ka thënë se ish-kryeministri britanik, Tony Blair, në emër të presidentit serb, Aleksandar Vuçiç, po negocion për “demarkacionin” me Kosovën.

Vuçiç tha se nuk është dhënë asnjë cent që dikush të negociojë për problemin e Kosovës në vend të tij.

“Blairi nuk negocion për asgjë, unë negocioj, dhe ky është vendim i dy palëve të pushtetit ekzekutiv – edhe i Qeverisë së Serbisë edhe i imi, që këtë ta pranoj si barrë dhe obligim. Emri im nuk është as Tony e as ndryshe, por Aleksandar”, tha Vuçiç në Moskë për televizionin serb “Pink”./ZgjohuShqiptar.info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button