Vuçiç takim me Putinin: Do bisedoj dhe për Kosovën

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka bërë të ditur se gjatë takimit të së martës me kreun e Kremlinit Vladimir Putin, do bisedojë edhe për çështjen e Kosovës.

Presidenti i Serbisë do të qëndrojë të martën në vizitë pune në Moskë, bëri të ditur kabineti i tij.

Loading...

Në komunikatën që transmetojnë mediat serbe, thuhet se Vuçiç do të takohet me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin.

Në delegacionin e Serbisë do të jetë edhe ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiç.

Vuçiç ka thënë më herët se do të kërkojë nga Putini mbështetje për Serbinë në të gjitha forumet ndërkombëtare.

“Do të kem takim me Putinin dhe do të bisedojmë për të gjitha çështjet e rëndësishme, natyrisht edhe për Kosovën”, tha Vuçiç të shtunën./ZgjohuShqiptar.info

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button