Xhaferri zmbrapset, nuk e publikon ligjin për gjuhën shqipe në Gazetën Zyrtare ashtu siç premtoi

Xhaferi zmbrapset nga publikimi i “gjuhëve” në Gazetën Zyrtare 25 TETOR 2018 / 15:23 Ligji për gjuhët mbetet pezull. Presidenti nuk lëvizë nga qëndrimi për mos ta firmosur të njëjtin, ndërsa as kreu i Kuvendit Talat Xhaferi nuk ka mbledh forcat që këtë ligj ta shpallë në Gazetën Zyrtare pa dekretin e presidentit. Xhaferi thotë se nuk është i kushtëzuar në aspekt kohor dhe se Ligji për gjuhët do të hyjë në fuqi kur ai ta sheh të arsyeshme.

Unë ju kam thënë që unë nuk vuaj nga afatet për faktin që nuk jam i ngushtuar nga afatet dhe është çështje e vlerësimit tim se kur është momenti për me e nënshkruar dhe me dërguar ligjin për gjuhët së bashku me ligjin për ratifikimin e Marrëveshjes me Greqinë në Gazetën zyrtare. Kështu që nuk ka të bëje me spekulime. Unë jam bartës i institucionit i përgjithshëm dhe i ndërgjegjshëm edhe për situata por edhe për nevojat, kështu që nuk jam i përkufizuar, pra kjo është lehtësia që nuk jam i përkufizuar për këtë çështje”- theksoi Talat Xhaferi, kryetar i Kuvendit.

Loading...

Paraprakisht, kreu i Kuvendit disa herë ishe zotuar se së shpejti ligji për gjuhët, së bashku me marrëveshjen për emrin, do të shpallet në Gazetën Zyrtare dhe se të njëjtit do të hyjnë në fuqi. Gazetari: D.m.th. pas referendumit ju thoni se vetë Marrëveshja por edhe ligji për gjuhët për shqipe që gëzon të njëjtin fat në këtë kontekst nga aspekti procedural, do të jenë në gazetën zyrtare do të hyjnë në fuqi?!

Ligji për gjuhët u miratua më 11 janar të këtij viti në situatë të tensionuar. Pas votimit në lexim të dytë me 69 vota për, Ivanov tha se i ky ligj është në kundërshtim me Kushtetutën dhe se është sjellë në kundërshtim me rregulloren e Kuvendit, me çka e ktheu për rivotim në institucionin ligjvënës. Ligji u kthye në lexim të tretë ku përsëri mori besimin e shumicës së deputetëve, gjë që e obligon presidentin ta dekretojë të njëjtin. Pavarësisht kësaj, Ivanov vazhdon të heshtë dhe të mos e nënshkruaj Ligjin për gjuhët./ZgjohuShqiptar.info

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button