Zbulime të rëndësishme në Durrës, arkeologët gjejnë relikte anijesh të lashta

Edhe nëndeti ashtu si nëntoka ka një pasuri që njerëzimit do i duhen vite për ta zbuluar, por e rëndësishme është që kërkimet të mos ndalen kurrë.Pasuri nënujore mban edhe gjiri detar në Durrës, ku arkeologët kanë nisur kërkimet që prej vitit 2000 dhe deri tani janë zbuluar rreth 15 relikte anijesh të lashta.Arkeologu nënujor Adrian Anastasi për Faxweb është shprehur:Gjiri detar i Durrësit është një “hambar” me objekte arkeologjike, të cilat sqarojnë një periudhë gati 20-shekullore, nga shekulli i 6-të para erës sonë deri në fillimin e pushtimit otoman. Bashkë me to janë zbuluar një sërë spirancash të së njëjtës shtrirje kohore, të cilat janë dërguar për studime të mëtejshme në Muzeun Arkeologjik të qytetit.”Elementet e zbuluara në Durrës japin informacione të vlefshme për madhësinë e anijeve që lundronin pranë brigjeve dhe tipologjinë e spirancave të zbuluara.Objektet e zbuluara në Durrës do të ekspozohen në Muzeun e qytetit bashkë me projektin për ekspozimin e objekteve arkeologjike të periudhës së mesjetës./ZgjohuShqiptar.info

Loading...
Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button