“Non grata” nga SHBA/ Berisha për prishjen e marrëdhënieve diplomatike me Iranin: U vonua nga lidhjet e fshehta të Ramës me regjimin e ajatollahëve

Ish-kryeministri Sali Berisha, deklaron se vendimi i qeverisë shqiptare për ngrirjen e marrëdhënieve diplomatike me Iranin pas sulmit kibernetik, është një akt i vonuar dhe gjysmak.

‘Ngrirja e marrëdhënieve diplomatike me Iranin një akt i vonuar dhe gjysmak

Të dashur miq, Republika Islamike e Iranit gjatë këtyre viteve ka projektuar për të ndërmarrë ndaj Shqipërisë një seri aktesh subversive dhe armiqësore të rrezikshme. Për këto akte, në mënyrë të përsëritur, kemi kërkuar ndërprejen e marrëdhënieve diplomatike me regjimin e ajatollaheve të Iranit.

Por kërkesat tona nuk janë marrë parasysh nga autokrati i Tiranës. Kjo ka patur shkaqet e veta obskure të lidhjeve të përfolura të fshehta, Rama-Veliaj me regjimin e ajatollaheve, të denoncuara nga une mënyrë të përsëritur, në parlament dhe jashtë tij. Mundet që prapa këtyre lidhjeve qëndrojnë edhe financime të fshehta të regjimit të ajatollaheve për ardhjen e PS në pushtet.

Duke dënuar me forcën më të madhe të gjitha aktet subversive të Iranit ndaj Shqipërisë, sot kërkoj, jo ngrirjen por ndërprerjen e plotë të marrëdhënieve diplomatike të Shqipërisë me Republikën Islamike të Iranit. Sb’- shkroi Berisha./m.j

Back to top button