Bushati: Nësë Serbia dhe Bosnja kanë probleme me Kosovën, atëhere i kanë dhe më Shqiperinë

Behgjet Pacolli përveç me ministrin e Jashtëm të Bosnjës, në takimin e Western Balkans 6 në të cilin po marrin pjesë ministrat e Jashtëm të Ballkanit Perëndimor, është përplasur edhe me përfaqësuesin e Serbisë.

Kjo përplasje ka ndodhur pasi Pacolli ka kërkuar që në tekstin e deklaratës së përbashkët për respektim të CEFTA-s të përfshihet edhe paragrafi i respektit reciprok ndërmjet vendeve anëtare.

Një gjë të tillë e kanë kundërshtuar Serbia dhe Bosnja e Hercegovina.

Në përkrahje të Republikës së Kosovës ka dalë ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati, i cili ka qenë i pranishëm në këtë takim.

“Nëse për Bosnjën edhe për Serbinë përbën problem futja e respektit të ndërsjellë në zbatimin e marrëveshjes së CEFTA-s atëherë Shqipëria qëndron në krah të Kosovës dhe nuk pajtohet me asnjë deklaratë tjetër”, ka deklaruar Bushati.

Express ka raportuar edhe rreth përplasjes që Behgjet Pacolli ka pasur me homologun e tij boshnjak, Igor Crnadak./ZgjohuShqiptar.info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button