Dacic i pakënaqur: “Amerika ende po lobon për Kosovën”

Ai ka kritikuar shtetet e perëndimit pse lobojnë për anëtarësim të Kosovës në Interpol, ndërsa me cinizëm ka kërkuar që Kosovës t’i jepet liberalizimi i vizave: Le të shkojnë të gjithë atje

Ministri i punëve të jashtme i Serbisë Ivica Dacic ka thënë se administrata amerikane e presidentit Donald Trump pak e ka ndryshuar qasjen ndaj “problemit” të Kosovës.

Loading...

Ai është ankuar se edhe më tej ekziston lobimi për anëtarësim të Kosovës në organizatat ndërkombëtare, transmeton Gazetametro.net.

Dacic, sipas medieve serbe, në një konferencë për shtyp me nënkryetarin e qeverisë ruse Jurij Borisov ka thënë se të martën është caktuar një koktej në Nju-Jork me temë “Pse Kosova duhet të hyjë në Interpol”.

“Fjalën e hyrjes në këtë tubim do ta ketë Nikki Haley (ambasadorja në largim e ShBA-ve në OKB) e pastaj ne na thotë dikush ‘pse ju shkoni me Rusinë’. Po me kend do të shkojmë? Ne do të shkojmë me miqtë”, ka thënë Dacic.

Ai ka kritikuar shtetet e perëndimit pse lobojnë për anëtarësim të Kosovës në Interpol, ndërsa me cinizëm ka kërkuar që Kosovës t’i jepet liberalizimi i vizave:

“Sa na përket ne, Kosova nuk mund të hyjë në Intrerpol, por lirisht jepjuani liberalizimin e vizave. Le të shkojnë të gjithë atje”, ka thënë Dacic./gazetametro

/ZgjohuShqiptar.info

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button