Deputeti grek: Rama të tregojë gjakftohtësi, ‘Bularati’ do shkojë në Bruksel

, Deputeti grek: Rama të tregojë gjakftohtësi, ‘Bularati’ do shkojë në Bruksel

GREQI- Një tjetër reagim ka ardhur nga Greqia pas vrasjes së minoritarit grek, shtetasit shqiptar Konstandinos Kaçifas. Kësaj radhe është kryetari i grupit parlamentar të Koalicionit Demokratik të Partive të Majta, ish-ministri Andreas Loverdos i cili ‘kërcënon’ se do e çojnë çështjen deri në Bruksel.

Në një reagim të publikuar sot nga mediat greke, Loverdos i bën thirrje kryeministrit Edi Rama të tregojë gjakftohtësi. Ai thotë se duhet të ndiqet rruga diplomatike dhe përmes Brukselit.

“Edi Rama të tregojë gjakftohtësi, ne të tregojmë seriozitet dhe kujdes të jashtëzakonshëm për çështjen. Të ndjekim rrugën diplomatike, ndoshta dhe përmes Brukselit. Duhet të sigurohemi se nuk do ketë pasoja tek njerëzit, tek minoritarët çdo deklarate apo qëndrim”, ka thënë Loverdos.

Konstadinons Kaçifas, shtetas shqiptar me kombësi greke u qëllua nga forcat speciale të policisë shqiptare pasi hapi zjarr ndaj tyre duke tentuar t’i vriste. Me gjithë thirrjet e policisë, Kaçifas nuk u dorëzuar por me një automatik qëllonte vazhdimisht në drejtim të forcave të policisë deri sa u neutralizua./ZgjohuShqiptar.info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button