Duka: Politikanët e Pavarësisë nuk merrnin para publike, vunë pasuritë e tyre në dispozicion të Shqipërisë

Pedagogia e Historisë, Valentina Duka e ftuar në “Arena” nga Dritan Hila në Ora News, tha se shumica e elitës politike pas shpalljes së pavarësisë përdorte pasurinë personale në shërbim të Shqipërisë.“Ata nuk merrnin para publike. Në pjesën më të madhe, ata vunë pasuritë e tyre në dispozicion të Shqipërisë. Mbledhjet e qeverisë ishin disa takime. Anëtarët e qeverisë më shumë vraponin për të takuar ambasadorët se sa të ishin në audiencë me Ismail Qemalin apo me Vidin. Kaq shumë e shihni njëri-tjetrit, sa në qoftë se një X ministër i drejtohet Y-t jo sipas asaj që kishin vendosur si natlmadhënia juaj, por ministri i madh filan, mund të mos flisnin për dy-tre muaj. Sherri bëhej edhe në çfarë gjuhet do të zhvilloheshin mbledhjen e qeverisë. Mbledhjet e qeverisë së Vidit janë bërë të gjitha në turqisht. Pjesa më e madhe e anëtarëve të qeverisë nuk dinin shumë mirë shqip. Pas Luftës së Parë Botërore, elita shqiptare bëri një qëndrim shumë të mençur. Mehmet Konica dhe pinjollë të tjerë të mençur të elitës politike shkuan të bëjnë takime në ambasadën amerikane në Romë për të thënë që elita politike është pro Antantës se ndryshe do të kishte një tjetër alibi për ta copëtuar Shqipërinë në Konferencën e Paqes“, tha Valentina Duka./ZgjohuShqiptar.info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button