E pabesueshme, patriotët e vërtetë shqiptarë që po sfidojnë qeveritë (VIDEO)

Kultura dhe gjuha shqipe që rrezikon të humbasë në Maschito, një zonë e veçuar arbëreshe, në komunën e provincës së Potenzës, në rajonin e Basilikatës të Italisë jugore, ka bërë bashkë grupin e shqiptarëve nga trojet shqiptare, të ndërmarrin nisma për “shqiptarizimin” e zonës.

Në kudër të kësaj nisme grupi i shqiptarëve nga trojet shqiptare nën logon e projektit “Gjakh inë i shprishur na thërret”, inaguroi këtë 28 nëntor, bustin e “Gjergj Kastriot Skënderbeut”, në qendrën e qytetit Maschito.

Busti i “Gjergj Kastriot Skënderbeut”, krijim i skulptorit shqiptar Vladimir Llakaj, është realizuar falë donacioneve të rreth 50 shqiptarëve kudo që ndodhen, në Shqipëri, Kosovë, Mal të Zi, Maqedoni, Çamëri, Itali, Zvicër e Greqi.

Kjo vepër simbol i shqiptarizmit në shekuj vjen si homazh në “Vitin Mbarëkombëtar të Skënderbeut”, në përkujtim të 550-vjetorit të vdekjes së Heroit Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, falë përpjekjeve dhe iniciativës së grupit të shqiptarëve në trojet shqipfolëse që kanë ndërmarrë aktivitete të vazhdueshme për të sensibilizuar komunitetin shqiptar ane e mbanë botës, me synim përjetësimin e zërit shqiptar edhe në Itali.

Misioni atdhetar i projektit “Gjakh inë i shprishur na thërret”, do të jetë pjesë e një dokumentari special shqiptar, që përmes faktesh dhe ngjarjesh do të përcjellë përpjekjet e grupit të shqiptarëve në trojet shqipfolëse, që realizuan Bustin e Skënderbut në Maschito të Italisë, por edhe të nismave të tjera që synojnë rritjen e shqiptarizmit./ata/ZgjohuShqiptar.info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button