E thotë historia e të parëve tanë: Janë 54-fshatrat e Himarës

Edhe njëherë për ata që çuditen kur unë them se Bolena, Kallarati, Fterra, Çorraj, Kuçi, Piqerasi Progonati,Nivica e Kurveleshit, Gusmari, Brataj, Dragoti, Lekëli,Borshi, Vranishti,Lukova, Sasaj, Shën Vasili, Kudhësi e cdo fshat tjetër që janë Himarë, duhet ta dini se nuk e them unë , por e ka thënë historia e të parëve tanë.Janë vetë ata që e kanë thënë. E lexojmë në kënget tona, e lexojmë në dokumentet veneciane, spanjolle, të Vatikanit. Lexoni 12 prijësit e Piana Degli Albanesi, se shumë nga ata i kemi nga Dhërmiu, Himara, Piqerasi, Dragoti, Shën Vasili, Qeparoi, Piluri,Lukova , Fterra etj.Aty kemi edhe shumë familje nga Dhërmiu, Himara, Piqerasi, Kuçi, Borshi, Kallarati,Piluri,Dragoti, Qeparoi, etj… etj.Lexoni Andon Linerosën me grupin e tij, Gjon Kastriotin me Krokodil Kladhën i cili u rop i gjallë në kalanë e Himarës nga Turqit, dhe sa luftëtarë nga 54 fshatrat e Himarës vdiqën për ta mbrojtur nën urdhrat e tyre. Lexoni 1492 dhe venomet.himara-konica.al
Lexoni luftërat në vitet 1492-1700, sa vetë nga 54 fshatrat vdiqën për ta mbrojtur përsëri. Për më shumë lexoni edhe 1596 me Mihal Buan, Jani Golemin, Mihal Papadhin.Ngeli 7 sepse të gjithë dolëm nga realiteti, dhe u bëmë përçarës, mohues, interesaxhi për para, dhe për më shumë disa flasin edhe në emër të një populli tjetër, kur edhe gurët i njohin për mijëra vjet.Kur ishim 54 i vumë kushte një perandorie në kulmin e fuqisë së saj. Kur ngelëm 7 u vodhëm nga të gjithë, brenda dhe jashtë.Biles shkuam aq keq sa filluam ti kërkojmë të drejtat si të huaj.Ska më turp që i zoti shtëpisë ti kërkoj si i huaj të drejtat. 54 fshatrat më pëlqejnë, jemi udhës dhe kemi shkuar në 21, dhe gjërat po marrin pak për mirë. Sikur të ishim përsëri 54……/ZgjohuShqiptar.info
Një nga stemat e Himarës së 54 fshatrave

Loading...
Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button