Ja çfarë Greqia dhe FIFA ndalojnë dhe çfarë Shqipëria toleron

Tre ngjarje nacionaliste, në Greqi u ndëshkuan ushtarakët shqiptarë pse bënë simbolin e shqiponjës, FIFA dënoi Shaqirin dhe Xhakën, ndërsa në Shqipëri edhe pse lëshohen thirrje të forta nacionaliste antishqiptare nga qarqet greke, ekspozohen flamuj të të ashtuquajturit Vorio-Epir dhe nuk ndodh asgjë.

Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka u gjobitën nga FIFA me 10 mijë franga pasi në ndeshjen Zvicër-Serbi, bënë simbolin e shqiponjës pas golave të shënuar, pas protestave të forta të mediave, politikës dhe opinionit publik serb. Në Serbi çdo lloj simboli që lidhet me Shqipërinë dhe shqiptarët është i ndaluar dhe në çdo rast ekspozimi i tyre merret për “Provokacja”. Dhe në rastin më të keq fundi mund të jetë edhe fatal. Kujtojmë që vetëm pak ditë më parë dy të rinj shqiptarë nga Kosova u dhunuan brutalisht në Beograd pse flisnin shqip. Njëri prej tyre përfundoi edhe në gjendje kome për shkak të dhunës barbare.

Loading...

E njëjta panoramë edhe në Greqi. Një grup rekrutësh ushtarakë me origjinë shqiptare, bënë simbolin e shqiponjës dhe për këtë gjest u dënuan me nga 60 ditë burg. Veprimi i tyre shkaktoi reagime në politikën e Athinës por edhe opinioni publik grek nuk e mirëpriti shfaqjen e përkatësisë kombëtare në repartin ushtarak grek, ku ata kryenin shërbimin.

Ndërsa në Shqipëri, gjithkush hyn e del dhe bën ç’të dojë me simbolet kombëtare apo edhe ato nacionaliste e askush nuk e pengon. Funerali për Konstandin Kaçifas, pjesëmarrja e 1500 ekstremistëve nga Greqia, shfaqja e simboleve greke dhe të Vorio-Epirit apo dhe thirrjet antishqiptare, nuk dënojnë askënd. Dhe ky është rast i përsëritur. Askujt nuk i hyn gjemb në këmbë. Njëherazi tregon edhe ndryshimin mes Shqipërisë dhe Greqisë e Serbisë. Pse këta të fundit kanë frikë nga simbolet shqiptare ndërsa nga ana tjetër nuk vonojnë të shfaqin primitivizmin e tyre?!/ZgjohuShqiptar.info

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button