Kisha në Bularat mban meshë për Kaçifën, e ëma: Djali im do mbetet hero, e donte fshatin e tij️

Një ditë më parë u mbajt në kishën e fshatit Bularat mesha për 35-vjeçarin Kostandin Kaçifa, i cili u qëllua nga policia shqiptare dhe u la i vdekur, pasi vetë i riu hapi zjarr ndaj RENEA-s.

E pranishme në meshën e së dielës ishte edhe e ëma e Kaçifas, Vasilika, e cila e cilësoi të birin si një hero që e donte shumë fshatin e tij dhe Vorio Epirin.

Loading...

Ajo ka kërkuar që t’i kthehet trupi i të birit, i cili është ende në duart e ekspertëve mjeko-ligjorë, ndërsa nuk nguron të shprehë dëshirën që Kostandini të dalë i pafajshëm.

Vasilika Kaçifa u shpreh:

Të dalë i pafajshëm fëmija im. Konstandini do të mbetet hero dhe do të bëhem nënë e fortë, do ta bëj zemrën gurë për trimin tim. Na mbroni të drejtat tona. Djali e donte fshatin e tij dhe Vorio Epirin”.

Përveç nënës së 35-vjeçarit ka qenë edhe prifti ai që i ka bërë thirrje ambasadores greke në Tiranë që të ndërhyjë te autoritetet për të rikthyer trupin e Kaçifas në Gjirokastër e për ta varrosur./ZgjohuShqiptar.info

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button