Kosova planfikon të dërgojë Abetaren elektronike në Luginë

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MAShT), planifikon që në Luginën e Preshevës të dërgojë Abetare në mënyrë elektronike, në pamundësi që në shtetit fqinjë ato të dërgohen në mënyrë fizike.

Ministri Shyqyri Bytyqi, thotë se edhe përkundër përpjekjeve të institucioneve të vendit për të dërguar në komunat serbe të banuara me shqiptarë, libra në shqip, nuk kanë arritur që të gjejnë zgjidhje.

Loading...

“Konsideroj që është një çështje e ndjeshme është një çështje që ka ndikime përtej ministrisë së Arsimit ndikime edhe politike. Ne jemi munduar që të gjejmë gjuhë të përbashkët dhe zgjidhje dhe në pjesën e Preshevës, Bujancit dhe Luginë, nuk kemi arit sukses. Unë nuk jam person që dëshiroj të bëj spektakël e të themi shiko se çfarë po bëjmë, nëse nuk mund të bëjmë një gjë, nuk marrim hapa siç ka ndodhë në të kaluarën. Çka mund të bëjmë në të ardhmen, ne po shpresojmë që ndoshta do të gjendet një zgjidhje, një bashkëpunim më i mirë”, tha Bytyqi, për Ekonomia Online.

“Do të kalojnë ndoshta edhe në një formë elektronike të disa librave, përfshirë edhe Abetaren, që ndoshta do të jetë mundësia më e lehtë që të mos ketë nevojë që këto spektakle të bartjeve të librave, por që të kemi mundësi qasje direket e pastaj të lejohet edhe përdorimi i lirave të tilla. Ne mund të krijojmë, por nëse nuk lejohet në shtetin tjetër atëherë do ta kemi problem. Konsideroj që e ardhmja do të sjellë bashkëpunim që të lejohet përdorimi i librave shqip në pjesën e Luginës”, tha ai.

Problem MAShT ka edhe me menaxhimin e universitetit në veri të Mitrovicë.

Duke folur për ligjin për arsimin e lartë Bytyqi sqaron se institucionet private të arsimit të lartë duhet të kenë statusin e një organizate joqeveritare, por nuk mund të jenë profitabileirë në performancën e tyre./ZgjohuShqiptar.info

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button