Vazhdojnë flakët në qendrën tregtare në Lushnje, njerëzit vrapojnë të panikosur (VIDEO)

Një qendër tregtare është përfshirë mesditën e sotme nga flakët në qytetin e Lushnjes.

Nga pamjet e sigurara nga Gazeta Shqip, duket njerëzit që vrapojnë të përfshirë nga paniku.

Gjithashtu forca të shumta policore ndodhen në vendngjarjes, krahas zjarrfikëseve.

Sipas raportimeve thuhet se zjarri ka rënë në katin e tretë të godinës. Mësohet se brenda qendrës ka ende njerëz.

Deri më tani nuk dihen detajet e shkaqeve të zjarrit, teksa po punohet me fluks të shtuar për shuarjen e flakëve.

Back to top button