Lugina e Preshevës ka një kërkesë për Haradinajn pas taksës ndaj produkteve të Serbisë

Pas Vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës, për vendosjen e masave mbrojtëse ndaj produkteve që vijnë nga Serbia, ka reaguar edhe kryetari i Komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi.

Ai ka kërkuar Qeveria e Kosovës, përjashtimin nga këto masa të prodhueseve dhe produkteve që në Kosovë eksportohen nga Lugina e Preshevës, transmeton Indeksonline.

Loading...

“Pas Vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës, për vendosjen e masave mbrojtëse ndaj produkteve që vijnë nga Serbia, kryetari i Komunës së Bujanocit, kërkon nga Kryeministri dhe Qeveria e Republikës së Kosovës, përjashtimin nga këto masa të prodhuesëve dhe produkteve që në Kosovë eksportohen nga Lugina e Preshevës. Prodhuesi shqiptar i Luginës së Preshevës nuk ka mundësi tjetër tregu të plasimit të produkteve të veta, por si treg të vetëm ka tregun e Kosovës”, thuhet në faqën në kryetarit të Bujanocit.

Kujtojmë që për masën e vënë ndaj prodhuesve nga Serbia kanë reaguar figura të ndryshme publike edhe Bashkimi Evropian.

Këta të fundit kanë kërkuar shpjegime nga Qeveria se pse një masë e tillë është vënë ndaj fqinjëve, Serbia e Bosnja e Hercegovina.

Derisa kanë theksuar se kjo nuk i kontribuon fqinjësisë së mirë./Indeksonline//ZgjohuShqiptar.info

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button