Meshë për Kacifas, Forcat Speciale greke shfaqen në Bularat (FOTO)

Përmes një postimi në Facebook, historiani Arben Llalla thotë se gjatë meshës së mbajtur sot në Bularat të Gjirokastrës janë parë njerëz të ardhur nga Greqia me veshje të forcave speciale të ushtrisë greke.
“Sot në kishën e Bularatit janë parë njerëz të ardhur nga Greqia me veshje të forcave speciale të ushtrisë greke. Njeriu me bluzë të zezë është njeri nga forcat greke…”- thotë Arben Llalla.
Mesha në Kishën e Bularatit është zhvilluar një javë nga vrasja e ekstremistit grek Kostandinos Kacifa nga RENEA. Në meshë merrnin pjesë të afërm dhe nëna e 35-vjecarit të ndjerë./ZgjohuShqiptar.info



Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button