Në Zagreb u mbajt manifestimi “Skënderbeu në letërsinë kroate”

, Në Zagreb u mbajt manifestimi “Skënderbeu në letërsinë kroate”

Në Zagreb, të shtunën 3 nëntor 2018 në sheshin e At. Andrije Kačić Mioshić, Shoqata e Artistëve Shqiptarë të Kroacisë – DEA, nën kujdesin e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Republikën e Kroacisë dhe me ndihmën e Minoriteteve Kombëtare të Republikës së Kroacisë, organizoi manifestimin: “Skënderbeu në Letersinë kroate” nga At.Andrija Kačić Mioshic me rastin e 550.- vjetorit të vdekjes së Gjergj Kastrioti-Skënderbeut dhe 262-vjetorit të botimet të veprës ” Biseda të këndëshme mes popullit slloven” nga At.Andrija Kačić Mioshic shkrimtar i madhërishem kroat i cili ka shkruar për popullin shqiptar dhe heroin e madh shqiptar, Gjergj Kastrioti – Skenderbeu.

Pjesëmarrësit në ceremoninë e vënies kurorë përkujtimore ishin: SHKZ. Gëzim Kasapolli-Ambasadori R së Kosovës në R e Kroacisë, SHKZ. Gjergj Dedaj – Ambasadori R Kosovës në R e Maqedonisë, Nazif Xhaferi – Administrator i Çështjeve Ligjore në R e Maqedonisë, Marijan Grakalić – Drejtori i festivalit ndërkombëtar letrar dhe Ljiljana Koci – Kryetare e Shoqatës së Artistëve Shqiptarë të Kroacisë – DEA, Kurse me një letër të mbështëse mori pjesë dhe Xhevat Limani – themelues dhe drejtor i teatrit shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës .
Z.Shuip Ziberi kryetarë i këshillit të Zagrebit. Manifestimi është udhëhequr nga Gentiana Lleshdedaj dhe Valentina Mrijaj.

Shoqata e Artistëve Shqiptarë të Kroacisë – DEA, me rastin e këtij manifestimi “Skënderbeut në Letërsinë Kroate” ka publikuar një koleksion poezish dhe proze nga At.Andrija Kačić Mioshic shkëputur nga vepra “Biseda të Këndshme të Popullit slloven”.

Znj Koci theksoi se marrëdhëniet miqësore midis shqiptarëve dhe kroatëve janë unike në histori dhe që e kemi për detyrë që në çdo rast të theksojmë personat që këta dy popuj kanë mbajtur afër nëpër shekuj At.Andrija Kačić Mioshic është një prej tyre, gjithashtu theksoi se qyteti i Zagrebit miratoi emërimin e rrugës ose Sheshit Skënderbeu dy vjet më parë, por për fat të keq ky projekt nuk është realizuar. Në fjalët e znj. Koçi është ndërlidhur dhe Xhevat Limani në letrën mbështetëse, ku ai theksoi se në pothuajse të gjitha kryeqytetet botës gjindet monumenti i Gjerg Kastriot Skënderbeut, mbrojtësit më të mëdh të qytetërimit perëndimor.

Edhe pjesëmarrësit e manifestimit ranë kjartë dakord që ky projekt meriton të realizohet dhe dëshmuan kët përmes fjalimëve që mbajtën në manifestim.

Manifestimi u ndoq nga qytetarët e Zagrebit, Këshillit të pakicës kombëtare shqiptare në Republikën e Kroacisë nga qytetarët e Zagrebit, Velika Gorica, Bjelovar dhe Pula, dhe shoqatave shqiptare dhe përfaqësuesve të tyre, si dhe shoqatave kroate te cilët promovojnë artin, letërsinë dhe zhvillimin e shoqërisë civile./ZgjohuShqiptar.info

, Në Zagreb u mbajt manifestimi “Skënderbeu në letërsinë kroate”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button