Pangalos: Kush qëllon, qëllohet! Faqeziu c’kërkoj nga greqia të vendoste flamuj grek atje (VIDEO)

, Pangalos: Kush qëllon, qëllohet! Faqeziu c’kërkoj nga greqia të vendoste flamuj grek atje (VIDEO)

Ish-ministri i Jashtëm grek, Theodoros Pangalos ka reaguar lidhur me vrasjen e ekstremistit grek, Kostandin Kacifa, pasi sulmoi me armë policinë shqiptare në Bularat të Gjirokastrës.Ish-ministri vlerëson qëndrimin e policisë shqiptare, ndërsa deklaron se është kundër faqezinjve që sulmojnë uniformat blu.Pangalos shton se policia shqiptare veproi siç veprohet në SHBA dhe vendet nordike dhe se kushdo që qëllon mbi policinë duhet të qëllohet.“Jam kundër faqezinjve që sulmojnë policinë. Kushdo që ka armë në dorë duhet të qëllohet. Policia veproi siç duhet të vepronte në SHBA a vendet nordike.”, ka thënë ish-ministri i jashtëm grekI pyetur nëse nga gazetari nëse Greqia do pranojë kërcënime nga Shqipëria, Pangalos tha se politika e jashtme nuk bëhet kush është më i fortë. Ai foli edhe për debatin lidhur me flamujt grekë.“Nuk bëhet politik e jashtme me kush është më i fortë, kush bërtet më shumë. Me një ekonomi të shkatërruar nuk mund ta themi këtë. Greqia duhet të zgjidh problemet e saj me aleanca me fqinjët e saj. Unë pash në fotografitë të publikuara se kishte flamuj kudo në fshatrat, nuk e kuptoj ketë që thonë se nuk e lejuan të vendosi flamur. Nuk e kuptoj se ca deshi ai (Katsifas) të shkonte nga Greqia të vendoste flamuj aty? Nuk kishte kush ta bënte aty?”, u shpreh Pangalos./ZgjohuShqiptar.info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button